Mediat italiane: Në Shqipëri do ndërtohet Central Bërthamor

Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është dakortësia që Italia ka arritur me Shqipërinë me një investim të barabartë me 4 miliardë euro. Sipas mediave italiane ky central do të ndërtohet në Shqipëri. Dhe pikërisht rreth kësaj ideje të fundit po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse zërat për një “kthim” të energjisë bërthamore në Shqipëri, me hipotezën e ndërtimit të një impianti në bashkëpunim me Italinë. -shkruan Affaritaliani.it. Ndërsa Milano Finanza, thotë se Shqipëria në fakt nuk ka njohuritë për të ndërtuar reaktorë, ndërsa Italia, pavarësisht se nuk ka impiante aktive, ka kompani me ekspertizë në këtë sektor. Kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (Kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror). Realizimi i një centrali të tillë nuklear ka krijuar jo pak debate politike. Kohët e fundit, marrëdhënia mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes së re në detyrë të Italisë, Giorgia Meloni ka qenë goxha e afërt, shpesh herë është bërë edhe objekt debatesh, si me të famshmet ‘përqafime me zor’.

NOA