Mblidhet sërish sot Kuvendi/ Ja për çfarë pritet të diskutohet

421
Sigal

Do të mblidhet sërish sot në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë për të diskutuar për vetingun në politikë, një draft i propozuar nga Partia Demokratike.

Opozita ka paralajmëruar se do të jetë e pranishme në punimet e Kuvendit ku parashikohet të debate të ashpra pasi pritet që mazhoranca ta rrëzojë draftin. Amendamentet  e opozitës janë dërguar edhe në Komisionin e Venecias i cili e konsideroi variantin e propozuar nga Pd dhe LSI, me probleme të konsiderueshme sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si dhe mund të përdoret në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme politike duke shprehur nga ana e tij paqartësinë se kush është autoriteti që do të bëjë kontrollin e politikanëve.

Sipas mazhorancës, opinionet e Komisionit të Venecias janë argumtente të mjaftueshme për ta rrëzuar këtë amendament.

Seanca e sotme vjen pas debateve dhe tensioneve të ashpra midis mazhorancës dhe opozitës dje në Parlament ku deputeti i PD-së, Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama.

Pas këtyre tensioneve deputeti, Hasa u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Gjithashtu në seancën e djeshme u rrëzua nga mazhoranca edhe dekreti i Presidentit për kthimin e buxhetit për rishqyrtim.