Mblidhet Konventa Kombëtare e LSI, çfarë pritet të ndodhë

444
Sot në orën 17:15 ka nisur Konventa Kombëtare e LSI-së, ku do të zgjidhet kryetari i LSI dhe nënkryetari i saj.
Konventën e ka hapur Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.
Konventën e LSI-së do ta përshëndes edhe Kryetari Kuvendit Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga Gjosha.
Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi etj.
Konventa pritet të shqyrtojë nesër dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe znj. Monika Kryemadhi si zëvendëskryetare të LSI-së.
Sigal