Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin, rrotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më. Rrotacioni është në duart tona, në guximin dhe sakrificën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër.
Kemi hyrë në muajin e 9 përpara betejës finale elektorale. Në 9 muaj kemi përballjen finale kundër të keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti dhe dëboi masivisht shqiptarët. I them këto se çdo demokrat dhe demokrate kur të kërkojë votën për PD demokratëve duhet ti shihet në sy bindja për fitore, demokratëve duhet ti dëgjohet në zë bindja për fitore, duhet ti lexohet në shpirt bindja për fitore, e gjithë kjo sepse më shumë se kurrë fitorja qëndron në guximin, besimin dhe duart tona.