Presidenti Meta pritet nga Kryeparlamentari hungarez László Kövér, në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari

514
Sigal

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.

Duke u ndalur në miqësinë tradicionale midis dy popujve, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e veçantë lidhur me mbështetjen që populli hungarez dhe udhëheqësit e tij i kanë dhënë shqiptarëve në momentet kyçe të historisë.

Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit.

 

Kryetari Kövér përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe e siguroi Presisdentin Meta se Parlamenti hungarez do vijojë ta mbështesë Shqipërinë pa asnjë reserve në aspiratën e saj evropiane.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin që mund të luajnë të dy parlamentet dhe në veçanti grupet parlamentare të miqësisë, për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.