Mediu pas takimit me Bashën: ODIHR tregoi se nuk është plotësuar asnjë standard

492
Sigal

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, aleatët e tij, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda iu përgjigjën interesit të medias, por nuk dhanë detaje për atë se çfarë është diskutuar në takim me liderin e selisë blu.

Kryetari i Partisë Republikane tha se raporti paraprak i OSBE/ODIHR tregoi se në zgjedhjet e së dielës asnjë nga kushtet e saj nuk është plotësuar.

Të pyetur se nëse opozita do të vijojë protestat, Mediu dhe Doda treguan se edhe protestat janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë “firmën finale”.

Raporti i OSBE tregon se nuk është plotësuar asnjë kusht. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur. Mendoj se çdo gjë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet të vijohet”,- deklaroi Mediu.