Mbledhja e qeverisë, ndryshojnë pagat për policinë, rritje nga 5.3 në 17 %

471
Sigal

Qeveria ia delegon këshillit bashkiak përcaktimin e çmimit të biletës dhe vendos kritere të reja për licencat e ndërtimit

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme ndryshimet në nivelin e pagave e punonjësve të policisë së shtetit. Ndryshimet përfshijnë punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda dhe Policinë Shkencore, punonjësit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik, si dhe punonjësit në strukturat për kufirin dhe migracionin. Një ndryshim pësojnë dhe punonjësit që pranohen në shkollën e policisë, duke marrë si bazë arsimimin. P.sh. paga mujore e drejtorit të përgjithshëm të policisë ishte 145,475 dhe do të bëhet 15.3250. diferenca e pagës do të jetë 7.775, efekti nga rritja e pagës është 93.300 dhe totali 93.300. pra paga e drejtorit të përgjithshëm të policisë do të ketë një rritje më 5.3 %. Kryekomisari nga 128.200 në 131.350, Kryeinspektori nga 89.875 në 97.225. paga më e ulët do të jetë ajo e  Inspektorit të Policisë nga 46.625 në 56.453, më një diferencë prej 9.825, pra me 17 %.

Sqarime lidhur me tabelën e pagave të reja të Policisë së Shtetit

1. Pagat janë rritur si përqindje (kolona e fundit e tabelës bashkëngjitur), ndërkohë që disa paga kanë ulje sepse është aplikuar “norma e vështirësisë”, që do të thotë së një punonjës policie me gradën “Kryekomisar”, që punon në terren, ka koefiçent të rritjes së pagës shumë më të lartë se një punonjës policie me të njëjtën gradë që punon në zyrë.

2. Rritja më e madhe është bërë për nivelet më të ulëta (gradat e poshtme), që në përgjithësi janë punonjësit e terrenit.

3. Për të gjithë tabelën, nuk është përllogaritur përqindja e përfitimin nga aplikimi i taksës progresive, që për pagat e ulëta është shumë më i lartë. (Për shembull, nëse gradës inspektor, i është rritur paga 21%, bashkë me aplikimin e taksës progresive, rritja reale e pagës shkon mbi 25%).

Box

Vendime e qeverisë

-Një vendim tjetër është rishpërndarja e fondeve në buxhetin 2014 për mbulimin e shpenzimeve të kuvendit të Shqipërisë, ku në programin buxhetor shtohet fondi prej 25 000 000 lekësh. Ndërsa, për veprimtarinë ligjvënëse, zbritet fondi prej 25 000 000 mijë lekësh.

-Miratimi i ndryshimit të kritereve dhe procedurave të licencave të ndërtimit, ndryshimin a revokimin e licencave profesionale të shoqërive apo vendosjen e penaliteteve për subjekte që kryejnë veprimtari në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi brenda sferës së përgjegjësive, që i janë dhënë sipas kësaj rregulloreje në fushën e zbatimit në ndërtim.

-Me propozimin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, vendosi që në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, të bëhen disa ndryshime. Sipas këtyre ndryshimeve, “tarifa e llojit të biletës në transportin qytetas të udhëtarëve me autobus  miratohet nga Këshilli Bashkiak në përputhje me nivelin e standardit të kërkuar për këtë shërbim”. Qeveria vendosi që “fondet për kompensimin e tarifës së transportit dhe konkretisht,  të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohet nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit.