Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Zbulohet data kur do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para kryeministrisë

34
Sigal

Më 12 korrik në orën 20:00 opozita do të zhvillojë protestën kombëtare para kryeministrisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku Sali Berisha përcolli edhe mesazhin e tij para anëtarëve. Po ashtu është vendosur që të Premten PD të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Protesta e 12 korrikut është e parë protestë kombëtare pas marrjes së vulës dhe logos nga grupimi i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Opozita ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa prej 6 muajsh protestohet çdo pasdite në atë që njihet si “Rruga e Shpresës” dhe ku protestuesve iu drejton mesazhe nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha.