Mbetjet/ Shqyrtohet kërkesa e PD për referendum nga Konferenca e Kryetarëve

527
Sigal

 

Gazeta Telegraf/ Sot, Konferenca e Kryetarëve
shqyrton kërkesën e Partisë Demokratike për referendum për ligjin e importit të
mbetjeve. Burimet bëjnë me dije se kërkesa e PD pritet të jetë e para që hidhet
për votim në senacë plenare.

 

Kërkesa e opozitës për referendum
u depozitua një javë më parë në Kuvend.


Seancën e kaluar plenare, shumica nuk e pranoi kërkesën e opozitës për mbajtjen
e një referendumi për këtë çështje me argumentin se kërkesa duhet të kalojë më
parë në konferencën e kryetarëve.

 

Importi i mbetjeve nxiti debate të
ashpra deri në akuza personale mes mazhorancës dhe opozitës.

Ish-kryeministri Berisha i bëri
thirrje qytetarëve që të përdorin çdo mjet për të rrëzuar këtë ligj, duke i
garantuar ata se në këtë betejë do të kenë edhe mbështetjen e opozitës.