Gianluigi Buffon: Do të doja Casillas përballë, por… jeta sportive e tille është, nga protagonist në spektator

525
Gazeta Telegraf/ Gianluigi Buffon, portieri i Italisë tashmë ne moshën 38-vjeçare, do te donte qe te kishte përballë tij te enjten ne mbrëmje portierin spanjoll Iker Casillas, 35 vjeç, por qe nuk është grumbulluar nga seleksioneri i ri i Spanjës,  Julen Lopetegui.
“Nuk me vjen mire për këtë fakt. Por kjo do te ndodhe edhe me mua një dite”, deklaroi Buffon ne konferencën e shtypit ne prag te ndeshjes mes Italisë dhe Spanje për kualifikueset e Botërorit -2018.
“Te tilla gjera janë normale dhe e pranoj. Edhe për mua karriera sportive është drejt fundit. Por deri atëherë, unë do te përfitoj nga çdo moment”, theksoi ai.
“Jeta sportive e tille është. Kalon nga protagonist ne spektator dhe unë duhet te përgatitem për këtë gjë”.
Ne moshën 38 vjeçare, Buffon numëron 163 seleksione me ekipin e Italisë, ndërkohë qe me 167 seleksione, Casillas është rekordmen ne Evrope. 
Sigal