‘Mbetjet’, Meta: Miratimi i ligjit do të bëhet përmes dialogut dhe mirëkuptimit

233

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir
Meta priti sot, në takime të vecanta, përfaqësues të Aleancës Kundër Importit
të Plehrave, AKIP-it dhe të Unionit të Ekspertëve Mjedisor Shqiptar (UEMSH).

Përfaqësuesit e këtyre
organizatave ngritën shqetësimin e tyre dhe ndjeshmërinë e qytetarëve lidhur me
mundësinë e miratimin në Kuvendin eShqipërisë të
ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463 datë
22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” mbas kthimit të tij në
Kuvend prej Presidentit të Republikës.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta
vlerësoi angazhimin e tyre për këtë cështje të ndjeshme duke nënvizuar se ai do
të dëshironte që miratimi i një ligji të tillë të mund të shterronte të gjitha
mundësitë e dialogut, mirëkuptimit dhe konsensusit me shoqërinë civile,
përfaqësuesit e industrisë ricikluese dhe opinionin publik, me qëllim që ligji
t’i shërbejë interesit të qytetarëve, imazhit të Shqipërisë, rritjes ekonomike
të vendit, zhvillimit të turizmit, bujqësisë dhe të rrisë punësimin e të
ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e jetës së
qytetarëve.