Mazhoranca tërhiqet nga ligji për betimin e anëtarëve të Kushtetueses, presin opinionin e Venecias

338
Sigal

Mazhoranca nuk do ta shqyrtojë dekretin e Presidentit Meta, për emërimet në Gjyaktën Kushtetuese. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, u shpreh sot se nuk do shqyrtohet dekreti deri në marrjen e opiononit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.

Postimi i Taulant Ballës:

Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.

Shpërndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.

Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin komentet sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.