Mazhoranca pranon kërkesat e opozitës për kthimin në Kuvend

455
Sigal

TIRANE – Rruga e opozitës për t’i dhënë fund bojkotit duket se është e hapur. Mazhoranca pranoi sot dy nga kërkesat e saj dhe i futi për votim në rendin e ditës të seancës parlamentare të kësaj të enjteje.
 
Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i cili nga foltorja e Kuvendit, kërkoi përfshirjen në rendin e ditës për miratimin e dy komisioneve hetimore që opozita kërkon: atë për tatimet dhe administratën publike. Po ashtu, Ruçi kërkoi futjen në rendin e ditës edhe të kërkesës tjetër të opozitës, për ndryshim në rregulloren e Parlamentit. Konkretisht, për marrjen e fjalës të kreut të grupit parlamentar të opozitës ose një përfaqësuesi të opozitës, në replikë të fjalës së kryeministrit me të njëjtën kohë që ka folur kreu i qeverisë.
 
“Mazhoranca e sotme nuk do të bëjë gabimet e qeverisë së shkuar”, -tha Ruci.

Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama edhe njëherë shprehu vullnetin për të pritur propozimet e opozitës në lidhje me mënyrën se si mund të inkriminohet parlamenti nga deputetë të përfshirë më herët në veprimtari penale. Ishte kjo një kërkesë e opozitës, e ngritur mbi akuza se deputetë të mazhorancës janë me precedentë penalë. Aktualisht, ndër kushtet e tjera, deputetit i kërkohet dëshmi penaliteti, por Rama tha se mirëpret çdo ide të opozitës që mund të forcojë përfshirjen e deputetëve me vepritmari kriminale në parlament. 

Ruçi: Të rikthehet rregullorja e 2004-ës për përbërjen e Komisioneve…1 deputet me të drejtë vote vetëm në një komision
Por kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi erdhi me një propozim. Ai kërkoi rikthimin e rregullores së miratuar në vitin 2004 sa i përket përbërjes së komisioneve parlamentare.  Aktualisht një deputet merr pjesë në disa komisione dhe ka të drejtë vote.
 
“Shtimi në mënyrë artificiale i numrit të anëtarëve të kom parlametare i ka kthyer ata si grupe parlamentare duke vështirësuar veprimtarinë normale. Së dyti, ka zhdukur normat e përfaqësimit pozitë-opozitë. Ka vështirësuar zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve në të njëjtin orar pasi deputetët s‘dinë ku të shkojnë më parë. Ka denatyruar profesionet e deputetëve duke i detyruar të marrin pjesë në disa komisione që janë inkopetent. Ka shtuar shumë shpenzimet financiare lidhur me pagesat. Dhe as ambjente fizike për të përballuar nëj kuorum të tillë parlamenti nuk ka. Propozimi: Të kthehet formulimi i pjesmarrjes së deputetëve në komione sic e ka pasur rregullojrja me konsesun e miratuar në 2004. Deputeti merr pjesë vetëm në një komision parlamentar, pastaj janë të lirë sipas interesave të projektligjeve të marrin pjesë në komisione pa të drejtë vote kur nuk bëjnë pjesë, -tha Ruci.


Ruçi: Berisha foli në Parlament sa për të thyer rekordin Guiness…të njëjtën kërkesë që bëjnë sot, Berisha na e rrëzoi ne kur ishim në opozitë!
Kreu i grupit parlamentar të socilistëve i ktheu përgjigje akuzave të opozitës se dyshja Rama-Meta ka asgjesuar debatin parlamentar. Ai solli disa statistika të sesionit të kaluar parlamentar në lidhje me kohën e fjalës që ka mbajtur mazhoranca dhe opozita në Kuvend. Sipas tij, ai që Ruci e quan kreu de facto të Partisë Demkratike, ish-kryeministri Berisha ka folur sa  12.5 % e kohës të gjtihë debatit parlamentar, aq sa për të thyer një rekord Guinees, theksoi ai.
 
“Në sesionin e kaluar kur opozita ishte prezente në parlamet  në 106 orë debat parlament: Pozita ka folur 53 orë e 20 minuta, opozita 53 orë e 50 minuta. Pra, 30 min më shumë se sa pozita.
 
Nëqoftëse Rama ka folur vetëm 5 orë e 23 minuta, kreu de facto i opozitës ka folur 12 orë e 46 minuta. Pra dy herë e gjysmë më shumë se kreu i ekzekutivit, ose 12.5 % të kohës të gjithë debatit parlament, rekord për ta shënuar në librin Guinees të pandodhur në këto 25 vjet të parlamentit. Pra nuk e ka asgjesuar dyshja Rama-Meta debatin parlamentar.
 
Partia Socialiste në opozitë kishte bërë të njëjtën kërkesë e cila u ndalua për dy vjet rrjesht me argumentin, po citoj Berishën në atë kohë kërkesën tonë: „Keni kërkuar që kreu i opozitës të ketë të drejtë njëlloj si kryeministri, më gjeni një kushtetutë euroopiane ta ketë shkruar dhe unë e bëj atë. Po kur lideri nuk është në parlament kush do ta zëvendësojë atë? Kjo është qesharake.“ Thoshte Sali Berisha në 24 maj të 2012“, tha Ruçi.