Maskat, Kryemadhi: Sot kemi 327 raste, kur nuk mbajtëm maska ishin 25 ose 27, në ambiente të hapura nuk shërben

94

Duke folur për vendimin e qeverisë për çështjen e maskave Kryemadhi u shpreh se mbajtja e tyre në ambiente publike nuk ndihmon për të mbrojtur qytetarët nga koronavirusi. Në ambiente të mbyllura u shpreh kryetarja e LSI, Kryemadhi është një tjetër çështje.

‘Ju thatë që doli Presidenti e tha që janë 300 e ca raste, në prill, maj, qershor, korrik deri në shtator që ne nuk mbajtëm maska sa ishte numri i të sëmurëve me koronavirus, ishte disa herë me i vogël, 27 ose 25. Që në momentin që u vendosën maskat në ditën e katërt, të pestë rastet vajtën ne 327.
Ju të pestë këtu jeni gazetarë, unë i kam bërë 4 vjet shkollë biokimi. Ju sot kapni këtë bllokun me dorë dhe ndërkohë që ke maskën e kap maskën e ngre dorë, e ngre me dorë. Automatikisht që qëndron në libër mund të qëndroj 6 orë, në metal mund të qëndroj 9 orë, automatikisht ju e keni çuar në hundë , e para. E dyta po ju marr rastin më elementar, sa herë e kapin njerëzit me dorë maskën që kanë vendosur në fytyrë gjatë ditës, ajri i pastër është tjetër ambienti i brendshëm është tjetër ambienti i jashtëm, është tjetër distanca sociale pra që je mbi 2 metra, është tjetër kur je në një autobus kur je i detyruar të rrish ulur’.