Kryebashkiaku Rakip Suli ka krijuar legjendën e ndërtimit të 150 km rrugë në qytetin e Kamzës. Ka 8 vjet, kur u shpallën 134 projekte, që në letra e kthenin këtë vend si lagjet e Brukselit. Mund të jenë bërë edhe më shumë kilometra projekte, por harxhimi i miliarda lekëve nuk reflekton gjendjen e infrastrukturës së Bashkisë. Janë rrugë të asfaltuara nga disa herë, por prishen me shiun e parë. Paratë e tenderave zhduken nëpër duart e korruptuara dhe mbeten vetëm fotot e inaugurimit të asfaltit. Kjo është Rruga e Argjinaturës në Kamëz kur po asfaltohej. Aktualisht banorët ankohen se është bërë e pakalueshme. Mos kujtoni se duhet mbushur ndonjë gropë. Tani duhet bërë nga e para.
Dosja në SPAK, kallëzimet e reja
Kur u duk se ra në qetësi, dosja e tij u nxit sërish nga një kallëzim i bërë më 16 Prill 2025.Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Tiranës, Arjan Hoxha ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin.Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në SPAK, Arjan Hoxha e ka kallëzuar Rakip Sulin për veprën penale “shpërdorim detyre”.Demokrati ngre dyshime se Rakip Suli ka hedhur “asfalt elektoral” në disa zona të Kamzës, me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.



















