Mashtrimet elektorale/ Rilindja del zbuluar me arkën bosh të buxhetit ,premtoi rritje pagash gjatë fushatës, por pas fitores shtyn përsëri “reformën”

102
Sigal

Rritja e pagave pritet të krijojë një kosto shumë të madhe në buxhet. Qeveria si duket e nisi si premtim elektoral, por tani që u miratua ligji paratë duket nuk janë  dhe rritja është shtyrë.

 Qeveria ka shtyrë rritjen e pagave për administratën. Ndonëse ligji për pagat hyri në fuqi menjëherë, qeveria nuk e ka gati vendimin, që mundëson rritjen për secilën kategori. Kjo do të thotë se as në pagat e muajit maj nuk do të ketë shtesa, por të gjithë punonjësit e administratës do të marrin pagën normale që kanë marrë deri më tani.

Nuk dihet nëse kjo vlen dhe për deputetët, pasi do të ishte skandal nëse deputetët përfitojnë rritje dhe administrata mbetet në pritje.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila nuk foli me siguri se kur do të kalojnë shtesat. Ajo tha se kurdo që të kalojnë rritja nis nga muaji prill.

Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave, por patëm diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë për zbardhjen e vendimeve, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill.

Kjo është edhe arsyeja që për të qenë më koherent dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave, iu kemi kërkuar të gjithë institucioneve buxhetore që të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e majit, në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. Për disa prej institucioneve që preken nga ligji që kaloi në parlament, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin maj dhe me zbardhjen e vendimeve, do të përfshijmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për prillin dhe majin”, -deklaroi ajo.

Sakaq e pyetur nëse ka ndonjë nismë për minimumin jetik dhe sesi do të bëhet indeksimi i pensioneve, ajo deklaroi: “Indeksimin e pensioneve do të bëjmë për periudhën e paindeksuar. Vjet kemi marrë në konsideratë inflacionin e shtatorit, ndërsa të radhës do marrim indeksionin mesatar të shportës për pensionistët, nga tetori deri në shtator të vitit të ardhshëm”.

Rritja e pagave pritet të krijojë një kosto shumë të madhe në buxhet. Qeveria si duket e nisi si premtim elektoral, por tani që u miratua ligji, si duket paratë nuk janë dhe rritja është shtyrë. Ata që dolën më të fituar nga kjo rritje pagash janë ministrat, deputetët, presidenti dhe kryetarja e Kuvendit me kryeministrin, pasi pagat e tyre u dyfishuan.