Masakrën me paratë dhe pronat, do ti kishte zili edhe Haxhi Qamili

141
  • -Gjiri i Lalzit zgjerohet me 180 ha tokë shtetrore që do tu dhurohen bosëve “strategjik” për vila e resorte, ndërkohë që 4 bashki janë në faliment, pasi kanë marrë mln euro kredi në banka dhe nuk i shlyejnë dot.
  • -Albcontroll kthehet në qëndër kursesh, bënë tender 170 mln për tu mësuar anglishten militantëve analfabetë, edhe pse në kriteret e punësimit thuhet se duhet të jenë me gjuhë të huaj
Sigal

Bashkitë në faliment: Katër prej tyre kanë kredi në banka dhe 2 milionë euro të mbartura ndër vite

Pavarësisht se marrja e kredive në sistemin bankar është një mundësi financimi në dispozicion të bashkive, huamarrja vendore vlerësohet të jetë një instrument i përdorur nga një grup i kufizuar bashkish në Shqipëri. Të dhënat nga regjistri i borxhit për qeverinë vendore tregojnë se huamarrja është një instrument i përdorur në vitin 2010 (nga bashkitë Korçë, Pogradec, Vlorë dhe Elbasan) dhe vitin 2014 (bashkitë Korçë dhe Lezhë), me qëllim financimin e projekteve infrastrukturore. Pas vitit 2014, asnjë nga 61 bashkitë nuk rezulton të ketë marrë hua pavarësisht se nevojat për investime vlerësohet të jenë të mëdha dhe buxhetet kapitale të bashkive të pamjaftueshme për t’i përmbushur ato. Referuar raportit të CoPlan mbi huamarrjen vendore, në fund të muajit shtator të vitit 2022, bashkitë Korçë, Vlorë, Elbasan dhe Lezhë rezultojnë të kenë hua aktive në sistemin bankar vendas. Të dhënat e përditësuara për tremujorin e tretë të 2022 për huamarrjen vendore, tregojnë shlyerje të detyrimeve për rreth 85 milionë lekë krahasuar me vitin 2021 duke regjistruar një nivel total ekspozimi të katër bashkive sëbashku prej 230 milionë lekë apo 2 milionë euro në total. Pavarësisht nevojave për investime, 61 bashkitë në vend nuk duhet të synojnë përdorimin e huamarrjes vendore. Pengesë në këtë drejtim, vlerësohet të përfaqësojë prania e një stoku të konsiderueshëm detyrimesh të prapambetura vlerësuar të jetë 20 herë më i lartë se stoku i borxhit të qeverisjes vendore. Këto detyrime në masë të madhe janë krijuar përpara reformës administrative dhe territoriale (RAT) dhe pjesërisht janë krijuar pas reformës ndër vite.

Albcontroll kthehet në qendër kursesh, tender 170 mln për t’u mësuar anglishten militantëve analfabetë

Albcontrol” është kthyer tashmë në një qendër kursesh ku mund të mësohet edhe gjuha e huaj. Pra, pa u mbyllur trajnimi i parë , gati milionat për tjetrin, sipas dokumenteve, kursi do të jetë 5 (pesë) ditë pune dhe test. Qindra të rinj që zotërojnë kriteret mënjanohen nga lidhjet nepotike.

ALBCONTROL, e cila menaxhon sipërfaqen ajrore të Shqipërisë, duket se po “menaxhon” edhe paratë që vijnë lumë nga e drejta e shfrytëzimit të qiellit. Dhjetëra milionë euro arkëtohen nga kjo drejtori, e cila ka qenë mjaft e lakmuar për njerëzit e mazhorancës. “Albcontrol” është kthyer tashmë në një qendër kursesh ku mund të mësohet edhe gjuha e huaj. Kështu ka vendosur të justifikojë 170 milionë lekë“Albcontrol”. Por në vend që ka kaq shumë të rinj e të reja që dinë anglisht madje edhe shumë gjuhë të tjera të huaja përjashtohen nga mundësia për të punuar si kontrollor, një aplikant mund të pranohet edhe nëse nuk di gjuhën e huaj anglisht. Nëse gjuha e huaj është një element kyç për punën, përse ky kriter nuk është edhe skualifikues për kandidatët? Mesa duket “Albcontrol”, po “menaxhon” edhe punonjësit, të cilët kanë paga mijëra euro.

 Miliona për larje WC-je dhe palestër

 Punonjësit e Albcontrol janë ndër më të paguarit në vendin tonë dhe madje, Albcontrol iu siguron edhe kushte të mira për avancimin e karrierës. Dhe, atyre s’u kanë munguar asnjëherë investimet, teksa drejtorët janë kujdesur që t’u plotësojnë kushtet. Nga palestra, shpërblimet e majme e udhëtimet jashtë vendit kanë qenë privilegjet e tyre, pa harruar luksin në të cilin punojnë. Janë investuar dhjetëra milionë euro në zyra dhe mobilim, ndërsa milionat s’kanë ndalur as te pastrimi.

Avazi me tenderat

Kështu, Albcontrol pa u mbyllur akoma trajnimi i parë, ka hapur tender për të nisur një tjetër trajnim dhe testim anglisht për punonjësit e saj. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt të ngjashëm “Trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Drejtorja e Albcontrol Laureta Omeri do të shpenzojë rreth 170 milionë lekë. Kujtojmë se me 13 qershor 2022, shoqëria shtetërore që menaxhon hapësirën ajrore shqiptare hapi tenderin me objekt “trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Fondi limit i këtij tenderi është 16,666,666 lekë (pa TVSH) sipas gijotina. Gjithë këto para për një trajnim ku do t’u mësonte punonjësve anglisht. Në dokumente theksohej se kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj ishte 9 muaj. Ç’ka do të thotë se trajnimi pritej të mbaronte në shkurt të këtij viti. Por, mesa duket trajnuesit, të cilët po marrin paratë, kanë evidentuar se “nxënësit” e Albcontrol-it akoma nuk kanë nxënë nga anglishtja.

Gara është hapur me datë 30 dhjetor 2022 dhe pritet që fituesi të shpallet me datë 16 janar.

Nga ajo ditë kompania fituese do xhirojë lekët në llogarinë e saj. Ndërsa punonjësit normalisht duhet të përfundojnë së pari, trajnimin nga tenderi i qershorit të vitit të kaluar. Sipas dokumenteve, kursi do të jetë 5 (pesë) ditë pune dhe test, i njëjtë për të gjithë kandidatët. “Kursi do të zhvillohet nё 2 grupe, me nga 12 dhe 13 ATSEP për grup, kurse Specialistët e AIS nё 2 grupe me nga 6 në grup dhe një grup me 7. Periudha e përshtatshme për zhvillimin e kursit është qershor – shtator. Orari i përshtatshëm për zhvillimin e kursit është 09:00 AM – 17:00 PM“, thuhet në këto dokumente. Pra, dy herë trajnim nga 9 muaj. Shpresojmë që këtë herë personeli i Albcontrol “të mësojë” anglishten. Me kaq para sa shpenzon drejtoresha Omeri.

Gjiri i Lalzit zgjerohet me 180 ha tokë shtetërore për vila e resorte; do t’i dhurohen bosëve “strategjikë”

Me kërkesë të Ministres së Infrastrukturë- Energjisë, Belinda Balluku dhe me propozim të Ministres së Ekonomi-Financave Delina Ibrahimaj, si administratore e pasurive publike, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar zgjerimin e zonës së zhvillimit urban te Gjiri i Lalzit. Nuk bëhet fjalë, për të shtuar e futur në mbrojtje hapësirën zonë e park bregdetar, por për të shtuar sipërfaqen me vila, komplekse apartamentesh e resortesh të tjera përgjatë zonës së Lalzit. Sipas planimetrisë së paraqitur ditën e hënë në Këshllin Kombëtar të territorit, sipërfaqja aktuale do shtohet me afro 30% tokë e plazh pronë shtetërore, që do t’i jepen falas privatit për ndërtime, nën maskën e planit “Zhvillimi Turistik 2023-2025”. Konkretisht, janë shtuar 180 hektarë tokë, që rezulton se nga 347.6 hektarë të urbanizuar e mbushur me objekte betoni deri tani, zona ndërtimore në Gjirin e Lalzit do bëhet 527.6 hektarë, ndërsa vija lineare e plazhit, është përcaktuar të bëhet 6.7 kilometër, nga 5.1 kilometër që është. Për të përligjur këtë shkatërrim e grabitje të zonës së paprekur e të virgjër pyjore- bregdetare, Këshilli Kombëtar i Territorit me Kryetar Kryeministrin Edi Rama dhe Zv/kryetare Belinda Ballukun, do ta specifikojnë si zonë për zhvillim turistik strategjik me interes për ekonominë. Por ashtu si 327.6 ha të grabitur deri sot te Gjiri i Lalzit, edhe këto 180 hektarë që Edi Rama po i shqyen bregdetit të kësaj zone, nuk do kenë lidhje me ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Por janë dhuratë vetëm për biznesin ndërtimor, që do bëjnë klientët, familjarët dhe trafikantët e lidhur me kryeministrin, ministrat e deputetët, të cilët do shesin apartamente, vila, restorante, qendra argëtimi, por do ndërtojnë edhe hotele e resorte me kazino si biznese të tyre. Parashikohet, që brenda muajit shkurt 2023, vendimi i Këshillit të Territorit i firmosur nga Edi Rama, do t’i çohet për zbatim Komitetit të Investimeve Strategjike (AIDA) me Kryetar Bordi po Edi Ramën, për të miratuar formalisht ndarjen e llokmave të 180 hektarë tokë e 1.6 kilometër plazh shtesë, për klientët strategjikë që do t’i caktojë Edi Rama. Ende nuk dihet, se cilët do t’i përfitojnë parcelat e reja në Lalz, por në xhepin e Edi Ramës, është një listë e përhershme oligarkësh të trashëguar nga Saliu e Iliri, por edhe të rinj të kupolës “Rilindja”, që deri tani kanë marrë toka falas nga Ksamili në Velipojë.Pamfleti