Masakra zgjedhore e 11 majit/ Meta urdhëron PL-në për analizimin e rezultatit për çdo njësi dhe QV në Tiranë

18
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka firmosur një urdhër për partinë e tij, ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 11 majit për çdo njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë.

Në positmin e tij në Facebook, Meta ka falënderuar me mirënjohje të gjithë ata që i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,

Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.