Masakra në Velipojë, Braimllari: Tregon dështimin e shtetit të Rilindjes, policia ka humbur funksionin e saj

137
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku humbën jetën katër persona, gjatë një konflikti me armë për hapësirat në plazh.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari thotë se ngjarja tregon qartë dështimin e shtetit të Rilindjes. Sipas tij, Policia e ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Postimi i plotë:

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë në kulmin e sezonit turistik tregon qartë dështimin e shtetit të Rilindjes. Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Rilindja e ktheu Policinë e Shtetit në institucion statistikash dhe në strukturë elektorale në mbështetje të militantëve dhe grupeve kriminale të Rilindjes.