Martin Henze: Ne po ndihmojmë me shumë para’ për tërmetin, narko-qeveria po i harxhon për zbukurime

588
Sigal

Martin Henze, eksperti gjerman për rajonin dhe njohës i zhvillimeve politike në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me  shpenzimet që po kryhen  për dekore e zbukurime të qyteteve, dhe jo për ti ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar.

Përmes rrjeteve sociale Henze shprehet se europianët po i ndihmojnë shqiptarët në katastrofën e tërmetit, me shumë para’, ndërsa partia narko-qeverisëse “Rama” po mendon për zbukurimin e qytetit.

“Ne evropianët po i ndihmojmë kombit shqiptar në katastrofën e tërmetit, me shumë para. Ne po organizojmë një konferencë donatorësh, partia narko-qeverisëse “Rama” po mendon për zbukurimin e qytetit, duke ua dhënë shtetin fëmijëve, shtëpia e të cilëve është e prishur, e pabesueshme. Rama & co të turpërohet”, shprehet i irrituar eksperti gjerman, Martin Henze.