Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, reagon Thaçi: Tani Kosova…

327
Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas firmosje së marrëveshjes me Serbinë në Uashington, ku i pranishëm ishte edhe vetë Presidenti Donald Trump.

Me një shënim në Tëitter, Thaçi përshëndet marrëveshjen, ndërsa i shpreh mirënjohje Trump.

“Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës, dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, shkruan Thaçi.

Postimi i plotë:

Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, sot në Uashington. Mirënjohës ndaj Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës, dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar.