Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Keqardhje që humbëm kohë për mini-shengen

265
Sigal

Kryeministri Edi Rama, i akuzuar nga politika shqiptare në Kosovë se u investua për ndarjen e Kosovës, reagoi për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.Ai e nisi mesazhin me një ironi, ndërkohë që thekson se marrëveshja nuk është fundi. “Asnjë tradhti burra. Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër”, shkruan Rama.