Ish Kryeministri Sali Berisha: Ditë historike për Kosovën dhe Kombin

288
Sigal

Marrëveshja historike midis Kosovës dhe Serbiësë, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit Donald Trump, është përshëndetur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.  “Një ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar!

Miq, sot pasdite u firmos ne Uashington në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike të Kosovës me Serbinë.

Kjo marrëveshje është një arritje historike për Kosovën dhe kombin shqiptar, dhe një sukses i padiskutueshëm i diplomacisë së SHBA dhe personalisht e presidentit Donald Trump dhe përfaqësuesve të tij.

Marrëveshja do shënojë një kthesë të madhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal.

Me këtë rast le të urojme ne përzemërsisht qeverinë dhe popullin e Kosovës dhe të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë SHBA dhe presidentit Donald Trump për rolin e tyre përcakues në arritjen e kësaj marrëveshje historike”, shkruan Berisha .