Dhoma e Parlamentit Italian ka aprovuar pak më parë Draft Ligjin mbi fluksin e emigracionit që bënte primar kriterin e listës së vendeve të sigurta për pranimin e kërkesave të tyre si azil kërkues në itali. Kriter mbi të cilin qeveria Meloni, synon të forcojë Paktin me Shqipërinë mbi strehimin e azilantëve në Shëngjin e Gjadër.
Ky draft u aprovua me 152 vota pro, 108 kundër, 4 abstebim e përmban dhe futjen e normativës kohore 30 ditë që i lejon Gjykatave të Apelit për motive organizative in extremis, të shqyrtojnë ankesat kundër vlefshmërisë së ndalimit të emigrantëve e jo më Gjykatat Civile.
Një ditë më parë mbi këtë draft ligjor, Qeveria kërkoi votëbesimin në Parlament nga ku mori 180 vota pro, 106 kundër e 4 abstenim.
Prej sot ky draft ligj i kalon dhomës së Senatit i cili duhet ta votojë brena datës 11 dhjetor.
Sipas draft ligjit të ri, lista e vendeve të sigurta të mbërritjes së emigrantëve në Itali është përditësuar e tillë; Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnia-Herzegovina, Capo Verde, Costa d’Avorio, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka dhe Tunizia.
Kjo listë është një kriter vlerësimi për pranimin ose jo të kërkesave të azilantëve, e cila redukton garancinë e qëndrimit të tyre në Itali për marrjen e së drejtës së mbrojtjes ndërkombëtare. Në rast refuzimi, duhet të riatdhesohen përmes një urdhëri gjykate.
Ky kriter është dhe ai i procedurës së shpejtuar, parashikuar në marrëveshjen me Shqipërinë.
Më 4 dhjetor pritet dhe vendimi i Gjykatës së Lartë Italiane ndaj kërkesës së prezantuar nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, i cili ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Romës për kthimin në Itali të 12 emigrantëve të dërguar në Shqipëri.