“Marrëveshja me Berishën sjell ndryshimin”/ Meta prezanton mjekun Zija Ismaili në Berat

301
Sigal

Zija Ismaili, është mjeku që kandidon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të rivalizuar Ervin Demon në bashkinë e Beratit më 14 Maj.

Kandidati opozitar u prezantua sot para qytetarëve të qytetit ikonik nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me premtimin se marrëveshja e arritur mes tij dhe Sali Berishës për zgjedhjet lokale të 14 majit, është një bashkim forcash që do të sjellë ndryshimin në çdo bashki.

Meta nga Berati nënvizoi se zgjedhjet vendore do të shërbejnë për të çrrënjosur monizmin dhe për të rivendosur llogaridhënien në pushtetin lokal, që do t’i kthehet qytetarëve.

“Marrëveshja me Berishën, bashkim për ndryshim. Modeli që sjellim nuk ndryshon me shndërrimin e bashkive që i shërbejnë qytetarëve, por ne do të vijojmë me referendumet për ti rikthyer fuqinë popullit shqiptar që të ketë fuqi mbi politikën.

Jemi të parët në Europë për azil e pastaj vijnë vendet në luftë.

Një gjendje kjo e papranueshme, ndaj të gjitha përpjekjet tona në javët që kanë mbetur për të realizuar ndryshimin historik e afatgjatë, për të zgjedhur doktor Zijain si kryebashkiak i Beratit dhe projektin e tij.

Të gjithë më 14 maj të çrrënjosim monizmin e të rivendosim llogaridhënien dhe vënien e pushtetit në shërbim të qytetarëve. Besoj në këtë bashkim e bashkëpunim”, tha Meta.