Manjani takon Giakoumopoulos: KIE mbështet ligjin e ri për pronën

496
Ministri i Drejtësisë Ylli_Manjani ka pritur në një takim, Christos_Giakoumopoulos, Drejtor për të Drejtat e Njeriut, në Drejtorinë e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të ligjit, pranë Këshillit të Europës. Gjatë këtij takimi ndër të tjera z.Giakoumopoulos i ka shprehur sërish Manjani mbështetjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës për ligjin e ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e proçesit te kompensimit” dhe inkurajon implementimin dhe vijimin e zbatimit të këtij ligji në vendin tonë, duke garantuar respektimin e një të drejte themelore siç është e drejta e pronësisë.
Në këtë kuadër Manjani ka bërë me dije se nga nisja e zbatimit të këtij ligji është shënuar një numër i madh qytetarësh të cilët kanë aplikuar sipas kritereve të parashikuara nga ky ligj i ri, ndërsa theksoi gjithashtu se ky ligj është zgjidhja më optimale në kushtet kur duhet parë me objektivitet edhe shmangia e faturës së lartë financiare që do të mbarte për vite me radhë pjesa tjetër e popullsisë.
Sigal