Manjani: Mysafirët, me të zotin tonë të shtëpisë po na shesin trutë e gomarit! Përulje para demokratëve

183
Sigal

Aktivisti Ylli Manjani ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiçit në Shqipëri dhe ka theksuar se krerët e shteteve po mundohen ti hedhi trutë e gomarit popujve të tyre me këtë projekt të ‘Ballkanit të Hapur’.

Gjithashtu Manjani vlerësoi dhe shprehu respektin maksimal për procesin e rithemelimit të demokratëve duke theksuar se anëtarësi tregoi se është më e fortë se kryetarët.

Manjani: Mirëmbrëma!

E pranova me kënaqësi që të ndaj me ju protestën time. Erdha sepse jo se jam patriot por sepse jemi vetëm shqiptarë. Sot na kanë ardhur mysafirë dhe bashkë me të zotin tonë të shtëpisë janë mbledhur dhe po hanë trutë e peshkut për të na hedhur trutë e gomarit.

Sepse me trutë e gomarit dhe të gomerëve nuk shkon as Shqipëria as Maqedonia dhe as Serbia as Ballkani. Kjo është histori gomerësh dhe si e tillë ju e dini se ku e kanë vendin.

Dhe meqë mu dha rasti miqtë e mi më së shumti të PD-së, të përulem para jush me një respektë të thellë për një proces të jashtëzakonshëm demokratik pasi ju i dhatë Shqiëprisë një model që nu ke kishte parë asnjëherë. Ju u mblodhët dhe u vetorganizuat duke treguar se jeni më të fortë se kryetarët, e aq më tepër se kryetarët gjumashë. Demokracia ka dy armiq, faqezinjtë dhe kapuçzinjtë. Këtyre të dytëve kam një mesazh: Shkoni në shtëpi o njerëz e jepuni bukë fëmijëve sepse nuk e ndalni dot vullnetin e anëtarësisë dhe popullit shqiptar. Tani unë kam një fjalë me mysafirin. Nëse nuk njohin Kosovën nuk njohin as Shqipërinë.

Unë nuk jam diplomat, kjo është e thjeshtë kush nuk njeh Kosovën nuk respekton Shqipërinë. Nëse do të jesh mik me ne njih Kosovën përndryshe ne të respektojmë si mysafir, të bëftë mirë peshku. Ne nuk jemi mbledh për të përmendur bukën mysafirit i cili nuk ka autorizimin tonë për të na përfaqsuar. Cfarë është Ballkani i Hapur, çfarë mund të hapet kur i mbyllen dyert Shqipërisë? Ne kemi detyrë të jemi në krah të Kosovës dhe ne nuk mund të ulemi në asnjë tryezë në krah me serbët dhe kundër Kosovës. Ai që nuk na respekton vëllain nuk na respekton neve. Kur them jam shqiptar, jam edhe kosovar nuk ndahen.