Veliajt: Synojmë të kalojmë nga sportet elitare të klubeve, në masivizim

500
Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, para se të fitonte postin e dhënë nga qytetarët, tha se roli i bashkisë është që të inkurajojë sa më shumë qendra rinore dhe kulturore.
“Për sa i përket sportit, ne kemi pasur një mbështetje publike gjatë kësaj jave nga Sport Klub ‘Tirana’, ku bashkia është aksionere. Ata na mirëkuptuan kur thamë se bashkia nuk mund të ketë ekskluzivitet vetëm Tiranën, edhe pse aksionet do të respektohen. Qyteti i përket edhe Partizanit, edhe Dinamos, me hyrjen e komunave të reja kemi ekipe edhe në Farkë, por edhe në Dajt. Ndërsa këta që po ikin thonë që jemi me Tiranën dhe nuk japin asgjë. Ne do të synojmë të kalojmë nga sportet elitare të klubeve, të inkurajojmë edhe një masivizim për të cilën ka shumë nevojë edhe stili i jetesës”.
Sigal