Manjani: Kudo ku ka histori lekësh gjendet Basha

213
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi në studion e Ora 19:00 në Syri Tv me Juli Krisafin, hetimet belge për Lulzim Bashën. 

Manjani tha se dokumentet e publikuara mbrëmjen e kaluar në ‘Çim Peka Live’ janë autentike, ndërsa shtoi se kryetari aktual i PD është i detyruar të dëshmojë përpara autoriteteve belge për “Toyota Yaris”.

Duke iu referuar çështjeve penale në ngarkim të Lulzim Bashës, Manjani shtoi se kudo ku ka histori parash, gjendet i përfshirë Lulzim Basha.

“Lulzim Basha është politikani që është shfaqur më shumë në derën e Prokurorisë dhe i akuzuar më shumë se kushdo tjetër. Ka dy akuza penale të ngritura nga Prokuroria për këtë zotëri. E ka akzuar për rrugën Durrës-Kukës, u akuzua për pastrim parash për dosjen e Nik Muzin, tjetër gjë si u mbyll. Por është me akuzë. Asnjë politikan tjetër nuk ka dy akuza zyrtare të ngritura në kurriz. Dhe kudo ku ka muhabete lekesh, gjendet ky njeri. Si është e mundur?”, u shpreh Manjani.

“Dokumentet e nxjerra mbrëmë nga gazetari Peka janë autentike. Ajo që prezantohet në media është pjesë e një kronologjie që përpilohet në zyra jashtë prokurorisë, nuk është pjesë e sekretit të prokurorisë, nuk është dosje hetimore. Po të ishte dëshmia e Bashës kjo po që mund të ishte pjesë e dosjes hetimore. Pra, erdhi kjo letër, u dërgua kjo. Unë si ish-ministër kujtoj që për çështjen e Klemend Balilit vetëm kam bërë publike kronologjinë ku erdhi, ku shkoi, por pa parë brenda brendinë e dokumenteve. Thelbi i gjithçkaje është që drejtësia belge kërkon dëshminë e Lulzim Bashës dhe këtë ai do ta japë në vertikale, kryetar partie, jo kryetar partie, i dorëhequr, i shkarkuar ose jo, me Kongres, pa Kongres. Të qenit kryetar i PD mund t’i shkojë ngarkesë në agjendë, por që do dëshmojë nuk shpëton. Pyetja që kam është pse ka frikë Lulzim Basha të dëshmojë? Kjop është pyetja që duhet të shqetësojë opinionin publik. Si është e mundur që kryetari i partisë numër dy në vend ka frikë të dëshmojë? Çfarë mesazhi është ky? Pse duhet ta besoj kur flet për krimin e organizuar, për oligarkë? Kur ka frikë të dëshmojë për krimin që ka denoncuar. Dhe duhet të deklarojë edhe burimet se kush ia ka thënë. I takon drejtësisë belge të vendosë nëse kjo dëshmi vlen apo jo, duhet të shkojë para gjykatës apo jo”, tha Manjani.

Por a rrezikon Basha të humbë mandatin?

“Kjo varet nga fakti nëse është apo jo person nën hetim. Nëse ka qenë nën hetim dhe nuk e ka deklaruar, ka një diskutim kjo gjë. Por unë nuk ia uroj këtë gjë. Nuk futem te ata njerëz që kënaqen me këto gjëra”.  

“Sa i takon çështjes për Nik Muzin, ka disa shqiptarë që kanë dalë dhe kanë thënë se ato para ia kanë dhënë“, tha Manjani.