Tenderi i uniformave, SPAK jep pretencën për 10 të pandehurit

226
Sigal

SPAK jep pretencën për 10 të pandehurit e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

SPAK kërkon 1.5 vite burg për të pandehurit, por me gjykim të shkurtuar, nëse shpallen fajtor, dënohen 1 vit burg. Për Aurora Mullajn, SPAK ka kërkuar konvertim të dënimit në shërbim prove.

Sipas raportimeve, ata do të gjykohen me procedurat e gjykimit të shkurtuar dhe në fund do ju ulet 1/3 e dënimit përfundimtar nga gjykata.

10 zyrtarët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës. Mes të prangosurve është dhe ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të përqendruara Edlira Naqellari. Zyrtarët e akuzuar janë:
1-Edlira Naqellari
2-Flutura Cerkezi
3-Ani Omuri
4-Klevis Hasani
5-Kreshnik Bejkaj
6-Fatmir Demneri
7-Mariglen Buzali
8-Gezim Mingaj
9-Anisa Bogdani
10-Aurora Mulla