Manjani ironi me Ruçin: Sapo kontribuove në vendosjen e diktaturës se nënës…

445
Sigal

Pas deklaratës së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili tha se diktaturën s’ka burrë nëne ta vendosë sidomos në Shqipëri ka reaguar  ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një postim në facebook, Manjani ironizon deklaratën e Ruçit, ndërsa shkruan se me hedhjen e votës në kuti ai sapo kontribuoi në vendosjen e diktaturës.

“Burrë nëne s’ka o Gramoz, por sapo kontribuove në vendosjen e diktaturës.

Diktaturës së nënës pa burrë”,- shkruan Manjani.

Image