Gjykata e Tiranës zbardh vendimin për pushimin e çështjes ndaj Bashës: “Nuk ekziston fakti penal”

479
Sigal

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dy të akuzuarëve të tjerë.

Nga provat e paraqitura rezulton se Partia Demokratike nuk ka pasur marrëdhënie kontraktore me kompaninë “Biniata Trade”.

Sipas gjykatës, marrëdhënia e Nick Muzin me “Biniata Trade” nuk përfshin interesa partiake. Gjykata vlerëson se pretendimet e Nick Muzin për marrje parash nga PD mbeten në kufijtë e pretendimeve, por nuk shoqërohen me prova.