Manjani: Është e vërtetë që populli i dha autorizim, por për të qeverisur Shqipërinë jo Afganistanin.

256
Nga Ylli Manjani
“…Vendimet i marrim me autorizim nga populli, që na dha besimin për të tretën herë…”- thotë Kryeministri në përgjigje të një komenti në FB.
==========
Është e vërtetë që populli i dha autorizim, por për të qeverisur Shqipërinë jo Afganistanin.
I dha autorizim për të strehuar shqiptarët që kanë 2 vite rrugëve që pas tërmetit, dhe jo Afganët.
I dha autorizim për t’i mbrojtur nga zjarret, përmbytjet e sëmundjet, jo për ti lënë në mëshirë të fatit.
I dha autorizim që çdo vendim ta marrë në konsultë demokratike dhe jo pas shpine, natën, fshehtas. Autorizimi nuk është dhënë që marrëveshjet ti marrim vesh nga media e huaj.
Dhe po, Afganët në nevojë do ti strehojë populli Shqiptar për humanizëm e jo për politikë, siç e bën ai që ndjehet i autorizuar për çdo gjë…!!!
Spekulimin e mashtrimin nuk ka asnjë autorizim në botë që ta justifikojë!
Sigal