‘Madhështore!’ Meta komenton çeljen e fushatës elektorale PD – ASHM: E jashtëzakonshme, fitorja është më pranë se kurrë

32
Sigal

“Madhështore’ e përshkruajti Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale pasditen e sotme të PD – ASHM-së në sheshin “Nënë Tereza’

Nga qelia ku ndodhet i arrestuar me urdhër të Ramës Meta e quajti një start të jashtëzakonshëm plot nerv energji i fushatës fitimtare për Nr.1.

Reagimi ne facebook

MADHËSHTORE!

E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar.

Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr.1.

Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër.

Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot gjeti veten në atë shesh gjigand zemrash!

Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, në Qarkun Tiranë