Përmbytjet në Shkodër, Ademi: Qeveria e pamëshirshme me fatkeqësinë e banorëve

136
Sigal

Në zonat e përmbytura, dhe në mënyrë të veçantë në fshatrat Dajç dhe Obot të Bashkisë së Shkodrës, ku gjithçka është e mbuluar nga uji, duket se zgjidhja i është lënë ”fatit”.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dhe administratorët e zonës kanë kërkuar disa herë që qeveria të shpall fatkeqësinë natyrore. Sipas Ademit, situata është mjaft e vështirë, me mungesa të theksuara, kryesisht të ushqimit për bagëtitë. Ajo akuzon se qeveria po tregohet e pamëshirshme me fatkeqësinë e këtyre njerëzve.

Në fshatin Obot, mbrëmë ka patur edhe një emergjencë mjekësore, ku një vajzë e mitur ka patur shqetësime shëndetësore. Vajza është transportuar me barkë drejt autoambulancës.

KESH raporton se mëngjesin e kësaj të hëne, hidrocentralet në kaskadën e Drinit shkarkojnë vetëm 400 m3 ujë në sekondë, plus shkarkimet si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike.