Macron ofron partneritet “të privilegjuar” për disa nga vendet e Ballkanit?

Franca pritet të fillojë konsultime diplomatike jozyrtare, për të ofruar partneritet “të privilegjuar” për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas propozimit, mbështetja financiare, angazhimet speciale për qasje në tregjet evropiane dhe përfitime të tjera do t’u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” të anëtarësimit të plotë.

Sigal

Sikurse shkruajnë mediet serbe, Francës po i ushtrohet presion nga partnerët e saj evropianë, që të heq dorë nga qëndrimi i saj ‘kokëfortë’ në Samitin Europian, që do të mbahet marsin e viti që vjen dhe të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat, e më pas të zgjidhin çdo problem të mbetur gjatë kësaj faze.

Kjo është arsyeja pse zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë caktuar në prill, në mënyrë që të shihet nëse BE do të aprovojë vazhdimin e procesit të negociatave.

Gjithashtu heshtja e Bosnje-Hercegovinës do të diskutohet në Samitin e Marsit, me kusht që qeveria të formohet nga atëherë dhe të ndërmarrë hapa konkretë për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, siç shprehen në Opinionin e Emërimeve të Bosnje-Hercegovinës dhe Raportin Analitik nga maji 2019.

Mediet serbe shkruajtën se Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një “partneritet të privilegjuar” në vend të anëtarësimit. Por edhe në atë kohë, ajo u pa si një mënyrë elegante e heqjes dorë nga pranimi i Turqisë në BE.

Media evropiane kritikon ashpër Francën, duke e akuzuar atë se e shtyn Ballkanin Perëndimor në duart e Rusisë, Turqisë dhe Kinës, duke hequr dorë nga axhenda e zgjerimit të BE-së.