Lulzim Basha: Sa mund ta luftojë krimin një qeverisje, që po ndërton një shtet mafioz

509
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në 23- vjetorin e krijimit të PD në Kurbi. Gjatë fjalës së tij Basha shprehu vendosmërinë e PD-së për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së plotë të vjedhjes së 4.5 milionë të dhënave kofindenciale të bizneseve shqiptare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave. Basha tha se, ky operacion kriminal i dyshes Rama-Meta ka për qëllim zerimin e  gjobave ndaj biznesit në këmbim të ryshfetit. “Sa mund ta luftojë krimin një qeverisje, e cila po ndërton nga themelet deri në çati një shtet mafioz. Në mënyrë kriminale, përfaqësues të dyshes Rama-Meta vodhën serverin bashkë me 4. 5 milionë të dhëna kofindenciale të bizneseve shqiptare. Sot çdo shqiptar e kupton se të dhënat tatimore janë kthyer në axhendë personale të interesave private të pasurimit dhe të makuterisë mbi bazën e një skemë të mirë organizuar mafioze ku bizneset në këmbim të ryshfetit do të mund të ulin apo zerojnë gjobat dhe detyrimet e tyre tatimore të çimentuar në sistemin elektronik të tatimeve”,-tha Basha. Lideri i opozitës ka qenë i prerë në qëndrimin e tij lidhur me reformën territoriale-administrative duke theksuar se komisioni për është i pavlefshëm pa rivendosjen e plotë të parimit të konsensusit. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, -tha Basha,- nuk do ta njohin kurrë produktin  pa konsensus të këtij komisioni. Basha ka theksuar se duke nisur nga dita e hënë, seksionet,  grup-seksionet, degët e PD anembanë Shqipërisë, për një muaj me radhë do i nënshtrohen një procesi rigoroz të evidentimit dhe ripërtëritjes së bazës së të dhënave të anëtarësisë së PD, anëtarësimeve të reja dhe hapjes më të madhe e më të fuqishme që PD ka bërë gjatë historisë së saj 23- vjeçare.