Lulzim Basha: Krishtlindjet të shërbejnë si mesazh për paqe, harmoni mirëkuptim dhe mirësi

416
Sigal

Kreu i PD, zoti Lulzim Basha, zgjodhi që ditën e  Krishtlindjes ta kalonte së bashku me besimtarët e krishterë në Fier, pikërisht në Katedralen e “Shën Gjergjit”. Zoti Basha, që në fillim të fjalës së tij, tha: Të gjithë besimtarëve të krishterë, u uroj nga zemra Gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit.”, më tej, zoti Lulzim Basha, u shpreh:  “Këtu, nga Katedralja e “Shën Gjergjit” në Fier, ku kam uruar Imzot Nikollën, Mitropolitin e ri të Fierit dhe të gjithë besimtarët e Fierit dhe besimtarët anembanë Shqipërisë, dua të përsëris urimin tim: Krishtlindje të gëzuara për të gjithë besimtarët e krishterë, për të gjithë shërbëtorët e Zotit në të gjitha kishat, katedralet, manastiret anembanë Shqipërisë, dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Paqja e Zotit qoftë mbi shqiptarët.” Në veçanti Basha uroi që kjo ditë të sjellë më shumë shpresë dhe besim tek një e nesërme më e mirë për të vobektët, për të pamundurit, për njerëzit në nevojë, për të sëmurët, për të moshuarit. “Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar!”