Lulzim Basha: E vetmja gjë që mund ta ndalë është reagimi qytetar

550
Ne kemi çuar amendamentet për ligjin për investimet strategjike dhe për të gjitha çështjet të cilat po diskutohen sot janë rrëzuar masivisht. 60 amendamente janë çuar në Kuvend, kur është diskutuar paketa e buxhetit dhe janë rrëzuar pa u diskutuar fare. Pra, normale është që opozita të bëjë amendamente dhe maxhoranca i diskuton, pastaj i rrëzon në mënyrë të logjikshme. As nuk janë futur fare të diskutojnë amendamentet që kemi çuar. Pse? Sepse këta vetëm fasadën i kanë ruajtur parlamentit dhe institucioneve të tjera, prapa kësaj fasade nuk ka më shtet, ka një bandë, e cila ka vendosur interesin e vet dhe do t’i shkojë deri në fund interesit të vet. E vetmja gjë që mund ta ndalë është reagimi qytetar. E vetmja gjë që e ndali traun ishte reagimi i kuksianëve dhe reagimi i shtetit ndaj kuksianëve duke i trajtuar si grup terrorist është pikërisht për të trembur shqiptarët që të mos reagojmë ne të gjithë. Sepse ata e dinë që po të reagojmë ne të gjithë kjo padrejtësi merr fund. Ky është thelbi të tjerat janë llafe kot. Në qoftë se ne çohemi të gjithë për t’i thënë jo padrejtësisë, jo grabitjes, kjo skemë falimenton brenda 24 orësh, kjo bandë bie brenda 24 orësh. Kanë hequr 30 mijë familje nga ndihma ekonomike. Nuk po ju fusin ju në skemën e TVSH-së që ato 15 milionë dollarë t’i çojnë për ndihmën ekonomike. Jo, jo ato 15 milionë dollarë do t’i çojnë vetëm për rikonstruksion të godinave të ministrive, për blerje makinash dhe pajisje për zyra 18.4 milionë dollarë. Ju e keni parë që askush nuk është pro vendosjes së TVSH-së. FMN-ja është shprehur kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël, ekspertët e ekonomisë pavarësisht prej spektrit të djathtë apo të majtë janë shprehur kundër, shumica e bizneseve janë kundër, përvoja botërore dhe evropiane janë kundër; vetëm dy faktorë janë pro, qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe oligarkët sepse ata janë të vetmit që përfitojnë nga kjo skemë.
Sigal