Lulzim Basha: Ditë e bukur, Durrësi i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur na pret, dilni e votoni

155
Sigal

Pas Elbasanit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Durrësit.

Nën shoqërinë e kandidatëve për deputetë, Basha ka kërkuar që qytetarët të dalin masivisht në votime.

‘Dua t’ju them shkoni dhe flisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë  e votimit. Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, është dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj’, tha Basha për gazetarët.

Deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Gazetari: A është situata në terren ajo që ju jep energji?

Lulzim Basha: Së pari dua t’ju jap një përshëndetje të gjithë durrsakeve dhe durrsakëve, të gjithë banorët e qarkut të Durrësit që kanë dalë dhe kanë votuar deri tani. Dua t’ju them shkoni dhe flisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë  e votimit. Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, është dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Të gjithë masivisht, edhe dy orë e gjysmë mbyllen kutitë të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit

Gazetari: Dukeni i buzëqeshur sot

Lulzim Basha: Ditë e bukur, Durrësi i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur na pret sepse jemi bërë të gjithë bashkë. Të gjithë drejt kutive të votimit, askush të mos qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar të marrë familjen, të marrë shokët, miqtë drejt kutive të votimit. Kjo është dita juaj vëllezër dhe motra durrsakë, vëllezër dhe motra shqiptarë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, ndaj deri në fund të procesit thirrja ime është një dhe vetëm një: të gjithë drejt kutive të votimit që mos të mbetet askush pa votuar. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini nëse janë të moshuar, të rinj, të reja, ndihmojini, çojini në qendrat e votimit. Të gjithë drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve. Faleminderit!