Luan Rama në Skrapar: Që këtej do nisim me riorganizimin e LSI-së

602
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, ka mbledhur strukturat e kësaj force politike në Skrapar.
Në këtë takim, Luan Rama deklaroi se pikërisht nga Skrapari, do të niste një process riorganizimi tërësor të LSI-së.
Rama deklaroi se LSI-ja, do të jetë gjithmonë forcë e parë në Skrapar, duke e cilësuar këtë qytet edhe si referencë krenarie për këtë forcë politike.
“Revanshi politik nuk i tremb dot qytetarët e Skraparit. Nga Skrapari po nisim një proces riorganizimi tërësor të LSI-së.”, deklaroi nënkryetari.
Po ashtu, Luan Rama mbështeti edhe protestat qytetare, të cilat i konsideroi si një institucion në demokraci dhe tha që jo vetëm ai, por gjithë LSI-ja mbështet çdo protestë qytetare.
Sigal