Luan Rama: Kryeministri Rama përgjegjës nëse nuk hapen negociatat

499
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur në një takim strukturat drejtuese në Tiranë për protestën e 2 qershorit. Në fjalën e tij, Luan Rama kërkoi pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve. Ai tha se duhet të dëshmojmë forcën tonë me anë të pjesëmarrjes.

”Jemi para protestës së 2 qershorit, ku ne do të duhet të dëshmojmë forcën tonë në rritje përmes pjesëmarrjes dhe vendosmërisë dhe përmes vlerës së qytetarësi që kanë protestat tona. Protestat e opozitës forcën e kanë të qytetaria dhe kauza e zgjedhur. Protestat janë njëra nga mënyrat e shfaqjes së revoltës qytetare dhe qytetarët kanë të drejtën e tyre që përmes forcës së mesazhit qytetar të dëshmojnë se jo vetëm janë kundër kësaj qeverie po janë të vendosur për të ndryshuar një praktikë qeverisjeje që dominohet nga arroganca dhe urrejtja ndaj qytetarëve”.

Duke folur për progres raportin e Komisionit Evropian, Luan Rama tha se përgjegjësia nëse nuk hapen negociatat është drejtpërdrejt e qeverisë dhe kryeministrit Rama.