Luan Rama kritika Gramoz Ruçit: Liro foltoren, ky s’është parlament normal

478
Sigal

Në një kohë kur foltorja e Kuvendit mbahet e bllokuar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, vjen një reagim i fortë nga nënkryetari i LSI-së Luan Rama. Nga vendi i tij ai ka kërkuar fjalën, ndërsa ka kritikuar hapur ngjarjet që po ndodhin brenda Kuvendit, ku e gjithë sulmi sipas tij i drejtohet Gramoz Ruçit.

Ai i bëri thirrje Ruçit që të lirojë foltoren e Kuvendit, pasi ky institucion është bërë shumë qesharak. Mes të tjerash ai tha se me këto zhvillime që ndodhin në sallën e Kuvendit, Shqipëria se meriton hapjen e negociatave.

“Zoti kryetar i Kuvendit krijoni normalitetin dhe lironi foltoren siç mund të flitet në normalitet. Jemi këtu që të demonstrojmë që parlamentarizmi është institucion. Ndaj çdo sjellje që cënon parlamentarizmin dhe cënon atë pjesë të etikës, që të sigurojë bashkëveprimin reciprok, s’mund të vazhdojë më tej. Jemi përballë vendimit të BE, dhe kjo shfaqje e shëmtuar se meriton që Shqipërisë t’i çelen negociatat. Këtë vërejte e kam për ju zoti Ruçi, që vijon për disa javë. Kam qëndrimin tim dhe të grupit që përfaqësoj”, tha Luan Rama.