“S’lanë opozitën të flasë”, Vasili: Kooperativa Rama-Ruçi-Balla shkatërruan përfundimisht Parlamentin

462
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në dalje të Kuvendit, pas seancës parlamentare foli për një “shkatërrim përfundimtar të Parlamentit nga Rama e Ruçi” pas ndërprerjes së fjalës së opozitës nga kryetari i Kuvendit.

“ Sapo asistuam në shkatërrimin përfundimtar të Parlamentit. Mazhoranca me në krye Ramën dhe Ruçit morën dhe vendimin përfundimtar për t’i hequr mundësinë opozitës që të flasë,” u shpreh Vasili

“Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama kërkoi që Basha të vazhdonte të fliste,dhe të merrte të gjithë kohën e duhur” tha Vasili.

“Sot rrëmbimi i fjalës, shkatërrimi i parlamentit si institucion, për të justifikuar opinionin negativ për negociatat, pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, bënë hapin e fundit të shkatërrimit

Koperativa e Ruçit, Ballës, Ramës vendosën të koperativojnë dhe parlamentin,” tha Vasili.