Dr.Ina Zhupa: Letrat e SPAK dhe arratia e peshqëve të mëdhenj

60
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha të martën menjëherë pas bërjes publike të vendimit të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës se SPAK sekuestroi vetëm letra dhe kjo sipas saj, sepse peshqit e mëdhenj janë ende duke notuar. “SPAK sekuenstron inceneratorin e Tiranës! Lajm i mirë por në fakt incenerator nuk ka. SPAK ka sekuestruar letra dhe rrethon skenën e krimit, sepse asnjë tullë nuk u vu për incenerator. Vite denoncime, nga Sharra, nga selia, nga kuvendi, ne gjykatë përballë Mirel Mërtirit dhe më fund u mor një masë për inceneratorin fantazmë. Peshqit e mëdhenj ende notojnë në paratë, që i japin çdo ditë inceneratorit, që nuk ekziston!” – tha mes të tjerash në reagimin e saj Ina Zhupa deputetja demokrate, që mendon edhe për këtë aferë se asgjë nuk bëhet pa vullnetin dhe firmën e kryeministrit.