Ermal Dredha: Vlora, diaspora dhe gjuha shqipe

Vlora mirëpriti seminarin e gjashtëmbëdhjetë të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha përshëndeti takimin treditor që u mbajt në Vlorë e ku morën pjesë më shumë se 150 mësues nga diaspora, të cilët i kanë kushtuar të gjithë pasionin e tyre fëmijëve shqiptarë, që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Në ditën e parë të këtij seminari gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryetari i bashkisë së qytetit të Vlorës, z. Ermal Dredha, falënderoi ministritë e arsimit në Shqipëri dhe Kosovë konkretisht ministren Kushi dhe Nagavci për punën e bërë. Dredha gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e mbajtjes së këtij aktiviteti, që synoi të vlerësojë rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar. Aktiviteti i rëndësishëm u zhvillua në qytetin e Vlorës nga data 30 korrik deri në në 2 gusht 2023.

NOA