Luan Rama: Inkurajim, besim dhe mbështetje për SPAK-un.

413
Sigal

Inkurajim, besim
dhe mbështetje për SPAK-un.

Me këtë titull zëvendëskryetari i LSI Luan Rama ka shprehur qëndrimin e LSI-së pas fillimit të punës së SPAK-ut përmes një statusi të publikuar në faqen e tij në fb, por edhe të shpërndarë përmes zyrës së shtypit të LSI.

Për zëvendëskryetarin e LSI-së, “Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit”.

Ja qëndrimi i plotë i zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama:

“Me betimin e trupës së prokurorëve të SPAK-ut para Presidentit të Republikë, nis nga puna një prej institucioneve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Inkurajim, besim dhe mbështetje të plotë për SPAK-un, në zbatim të ligjit me integritet moral dhe profesional.

Suksese SPAK-ut në përmbushjen të misionit dhe pritshmërive në zbatim të ligjit.

Mbështetja e SHBA për SPAK-un, garanci e madhe që shqiptarët të presin me besim jetësimin e një institucioni të pandikuar politikisht dhe kredibël në zbatimin e ligjit, në luftën e vendosur dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”.