Berisha: Deklaratat e Ramës në Kosovë antishqiptare, largon BE-në

496
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur antishqiptare deklaratat e kreut të qeverisë, Edi Rama, në Pejë. Berisha: Deklaratat e Edvin Kristaq Ramës në Pejë janë mirefilltas antishqiptare! Të dashur miq, përdorimi i përsëritur Kosovës nga Edvin Kristaq Rama për të sulmuar dhe kërcënuar BE është akt banditesek dhe fund e krye antishqiptar. Tashmë është bërë zakon që çdo vizitë në Kosovë, Edvin Kristaq Rama do të përdorë për të mbuluar dështimin e tij të plotë në rrugën e integrimit, hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE, por edhe për të ndihmuar me to direkt, apo indirekt mikun e tij Vuçiç. Me mesazhet kërcënuese që lëshon nga Kosova, Rama si një bandit, si një Don Kishot i vërtet mendon se ai tut Bashkimin Evropian dhe i imponon atij të mbyllë sytë para organizatës shtetërore kriminale më të rrezikshme të Evropës, “Rilindja” që kryesohet nga kreu i Meduzës Edvin Kristaq Rama. Ai mendon se me këto kërcënime prej banditi të lidhur me njëmijë fije me krimin do mund të detyrojë BE të hapë negociatat, pavarësisht se ai dhe organizata kriminale e Rilindjes, që kryeson lindën në zemër të Evropës një Kolumbi dhe shkuar Kolumbisë, ndërtuan narkoshtetin e vetëm në botë, vendin më të korruptuar të planetit dhe vendin e vetëm në botë me një drejtësi dyshkallësh, de fakto, pra pa sistem drejtësie. Prandaj dënoj me ashpërsinë më të madhe deklaratat antikombëtare në thelb pro serbe kundër BE të Edvin Bregoviçit dhe përdorimin e Kosovës nga ana e tij për deklarata, me të cilat kërkon të mbulojë dështimet, skandalet, narkoshtetin e mazhorancës së tij të krimit dhe drogës, vjedhjes dhe korrupsionit. sb