Luan Rama: E keqja më e madhe për një vend kur korruptohet shoqëria civile

468
Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama, në konferencën “Pjesëmarrja qytetare dhe demokracia e drejtpërdrejtë”
Luan Rama: Shoqëria civile nuk lejohet të jetë e dobët 
Luan Rama: E keqja më e madhe për një vend kur korruptohet shoqëria civile
Luan Rama: Demokracia e deleguar ka rezultuar edhe demokraci e deformuar 
Luan Rama: Qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin, jo vetëm të votojnë 
Luan Rama: Listat e hapura, një mundësi që qytetaret të zgjedhin drejtpërdrejtë
Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama mori pjesë në konferencën “Pjesëmarrja qytetare dhe demokracia e drejtpërdrejtë” e organizuar në Tiranë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. 
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë tryezë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera politike në vend, z. Luan Rama u shpreh se shoqëria civile nuk lejohet të jetë e dobët dhe se e keqja më e madhe për një vend vjen kur korruptohet shoqëria civile. 
Nënkryetari i LSI-së theksoi se qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin, jo vetëm të votojnë dhe se listat e hapura janë një mundësi që qytetaret të zgjedhin drejtpërdrejtë. 
“Shoqëria civile nuk lejohet të jetë e dobët. E keqja më e madhe për një vend është kur korruptohet shoqëria civile. Demokracia e deleguar ka rezultuar edhe demokraci e deformuar. Qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin, jo vetëm të votojnë. Listat e hapura janë një mundësi që qytetaret të zgjedhin drejtpërdrejtë”, – deklaroi z. Luan Rama ndër të tjera gjatë konferencës. 
Sigal