Lulzim Basha: Zotohem solemnisht të rindërtoj Teatrin Kombëtar siç ishte

203
Sigal

Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të programit për artin dhe kulturën, kryedemokrati Lulzim Basha foli para artistëve edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Basha u shpreh se në këto zgjedhje ngrihet vetëm një pyetje, nëse do të vazhdojmë në këtë rrugë, apo do të zgjedhim ndryshimin për një të ardhme më të mirë.

Mes të tjerash, Basha sulmoi dhe Ramën, që sipas tij, ka kryer një krim monstruoz me shembjen e Teatrit Kombëtar. “Unё dhe Partia Demokratike zotohemi solemnisht tё rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme”, tha mes të tjerash Basha.